29-vjeçari i arrestuar në Sarandë, viktimë e varësisë ndaj drogës

04/03/1616:01

Shperndaje:


Pas arrestimit ditën e sotme në Sarandë  të 29-vjeçarit, i cili akuzohet për vjedhjen e celularëve, flasin për Saranda Web familjarë dhe miq të të arrestuarit. Ata shprehen se 29 vjeçari kishte kohë që ishte nën varësinë e lëndëve narkotike dhe se vjedhjet i kryente me qëllim shitjen e tyre aq sa për të blerë dozën e radhës.  Miqtë e tij thonë se veprimet i kryente në çastet kur i “vinte ora e dozës”. Kjo ka detyruar familjarët të bashkëpunojnë me policinë me qëllimin që ta shpëtonin 29-vjeçarin nga rruga në cilën kishte hyrë. Ata apelojnë ndaj drejtësisë që 29-vjeçarin ta trajtojnë si viktimë dhe jo si kriminel

944045_517189591786031_7490848099993782559_n


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.