250 demokratë nga Saranda nesër drejt Tiranës: Nuk kthehemi pa rrëzuar Edi Ramën

Burime nga Dega e Partisë Demokratike Sarandë thonë për Saranda Web se protestës së opozitës ditën e nesërme do t`i bashkohen 250 demokratë nga Saranda.
Sipas burimeve, protestuesit janë njoftuar se destinacioni është pa kthim, pasi demokratët parashikojnë që protesta të jetë pa afat, deri në rrëzimin e qeverisë ose plotësimit të kushteve të tyre.
Protestuesit nga Saranda do të nisen mëngjesin e nesërm në orën 04.30 me disa autobusa dhe makina.

loading...
loading...