2 Vjedhje në Sarandë, vodhi 1 palë çorape, arrestohet në flagrancë

02/10/1721:18

Shperndaje:


2 Vjedhje në Sarandë, vodhi 1 palë çorape, arrestohet në flagrancë.
Komisariati i Policisë Sarandë raporton se gjatë 24 orëve të kaluara kanë ndodhur 2 vjedhje.
Konkretisht: U arrestua në flagrancë një shtetas vjeç 57 banues në Vlorë, pasi në lagjen Nr.1, ka vjedhur një bluzë, një portofol të zi dhe një palë çorape tek nje dyqan me pronar një 32-vjeçar, banues në Sarandë.
Më datë 01.10.2017, gjatë natës, në lagjen nr. 4, është vjedhur dyqani i një shtetasit vjeç 55, banues në Sarandë, ku i kanë marrë 6 rrota tel bakri dhe 2 bobina me tel shumëfish bakri.
Për këtë ngjarje policia njofton se punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

 


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.