SHARE

2 raste dhune ne familje gjatë javës në Sarandë.
Dhuna në familje shënoi 2 raste të reja gjatë javës në qytetin e Sarandës.
Më datë 05.04.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e Urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme, për një shtetase vjeç 36, banuese në Sarandë, pasi dyshohet se bashkëshorti ka ushtruar dhunë të vazhdueshme psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë.
Më datë 06.04.2017, u plotësua kërkesë- padia, për lëshimin e Urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme, për një shtetase vjeç 28, pasi dyshohet se bashkëshorti ka ushtruar dhunë të vazhdueshme psikologjike ndaj saj.
Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

loading...
loading...