2 Fitore sot për ekipet e KS Butrinti, nesër përballja e ekipit të parë me Naftëtarin

22/10/1620:12

Shperndaje:


ks-butrinti-19 Ekipet e futbollit të KS Butrinti kanë arritur 2 fitore ditën e sotme ndaj ekipeve të Bylis. U 16 fitoi me rezultatin 4-3, ndërsa U 19 arriti fitore me rezultatin 3-1.
U-17 Butrinti – Bylis 4-3
Takimi nis I vrullshëm për Sarandiotët të cilët në minutën e parë godasin tranversën me anë të Nikollës. Goli do të vij në minutën e 7 ku Mance driblon 2 mbrojtës e pason te Nikolla i cili shënon lehtësisht. Sarandiotët humbasin edhe një penallti të cilën Kacorri e prêt në dy kohë. Në minutën e 26 Sinaj nga pika e bardhë barazon shifrat në 1-1. Ndërsa 1 minutë më vonë Kodhelaj shënon me kokë dhe miqtë në avantazh 1-2. Barazon Butrinti me anë Mances në të 29’. Në fund të pjesës së parë takimi ndërpritet për 20 minuta pasi helikopteri i Ministrisë së Shëndetësisë ulet në fushën e blertë. Shkak i uljes së Helikopterit në fushën e stadiumit “Andon Lapa” është rikonstruktimi i spitalit “Petro Nako” të qytetit. Futbollistët pritën sa erdhi i sëmuri i cili u dërgua me helicopter drejt tiranës.
Pjesa e dytë nis me gol për miqtë ku Sinaj me penallti shënon sërish. Sarandiotët arrjnë ta kthejnë takimin në favor të tyre ku shënojnë Culli në minutën e 57 dhe Nikolla në fundin e takimit. Butrinti fiton 4-3 dhe e nis mbarë këtë sezon.
U-19 Butrinti – Bylis 3-1
Takimi nis me të dyja ekipet që luajnë fortë në mesfushë. Sarandiotët shënojnë të parët me anë të Dhrosos pas një krosimi në zonë, Dhroso tek shtylla e dytë nuk fal por bën detyrën. Në minutën e 19 barazojnë miqtë me anë të Alushaj i cili gjuan satë me kokë. Në mintën e 27 Dhroso i Butrintit humbet penalltinë pasi gjuajtja e tij ndalet nga shtylla pingule.
Pjesa e parë mbyllet barazim ndërsa e dyta fillon me Sarandiotët që sulmojnë dhe do të
shpërblehen në minutën e 54’ ku Basho me një gjuajtje nga distanca shënon supergol. Sarandiotët mbyllen mirë pas dhe nuk lënë hapsira duke shënuar edhe një gol në fundin e takimit me anë të Ademit
 Ditën e nesërme ekipi i parë ka një përballje të vështirë ndaj ekipit të Naftëtarit, ekip i cili e ka filluar kampionatin me dy fitore.
 Ekipi i Butrintit ka zhvilluar vetëm një takim me ekipin e Delvinës, përballje e cila përfundoi me fitoren e delvinjotëve me rezultatin 3-1
Takimi i nesërm do do të zhvillohet në orën 14.30 dhe hyrja në stadium është e lirë.

 


Postimet e fundit

©SARANDAWEB - 2021 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.