2 Denoncime për vjedhje: 1 Telefon Nokia dhe 1 mushama makine

2 Denoncime për vjedhje: 1 Telefon Nokia dhe 1 mushama makine.
Dy denoncime për vjedhje janë regjistruar 24 orët e fundit në Sarandë dhe konkretisht:
Më datë 04.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për një shtetas 44-vjecar, banues në Sarandë, pasi një 63-vjecar banues në fshatin Çukë, ka bërë kallëzim se më datë 01.06.2017, në banesën ku ishte duke punuar i ka vjedhur telefonin “Nokia” me vlerë 100 euro.
Më datë 04.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për një shtetas 31-vjecar, banues në Sarandë, pasi më datë 03.06.2017, dyshohet se ka vjedhur mushamanë mbrojtëse të mjetit tip “Benz” pronë e një shtetasi vjeç 47, banues në Sarandë.

loading...
loading...