18-vjecari në burg për 1 cigare hashash dhe 2500 lekë

Komisariati i Policisë Sarandë njofton se është arrestuar në flagrancë për “Vjedhje me dhunë”, “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, një shtetas 18 vjeç, banues në Ksamil.
Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas bashkë me shokun e tij dyshohet se kanë kanosur me thikë një shtetas për motive të dobëta, duke i marrë këtij të fundit 2500 lekë të rinj.
Në momentin e kapjes në flagrancë, 18 vjeçarit iu gjet në trup një sasi e vogël lënde narkotike kanabis sativa dhe një dorezë metalike prej hekuri.