150 raste të reja me Covid, 1 rast i ri edhe në Sarandë

21/09/2014:23

Shperndaje:


Këtë të hënë (21 shtator) u shënuan 150 raste të reja nga 809 testime të kryera në 24 orët e fundit.
Fatkeqësisht dy qytetarë të tjerë kanë humbur jetën duke e çuar numrin total të viktimave në 364.
Situata në spitale vijon të jetë e njëjtë ku aktualisht 189 persona po marrin shërbim mjekësor. 16 pacientë janë në terapi intensive dhe 8 janë të intubuar.
Sipas njoftimit të ministrisë, ditën e sotme janë shëruar dhe 55 persona të tjerë.

Të infektuar – Vijojnë testimet dhe gjurmimi i rasteve të dyshuara në të gjithë vendin, ku në 24 orët e fundit janë kryer 809 testime dhe janë konfirmuar 150 të prekur me virusin SARSCOV2.

Shpërndarja gjeografike e të konfirmuarve pozitivë në 24 orëve të fundit është si vijon – 66 raste në Tiranë, 9 raste në Elbasan, 8 raste në Fier, 6 raste në Shkodër, Durrës, Kavajë, Vlorë, 5 raste në Korçë, Kukës, Gjirokastër, 3 raste në Lezhë, Mirëditë, Bulqizë, 2 raste në Lushnje, Mallakastër, Pogradec, Divjakë, Malësi e Madhe, Peqin, Kolonjë, 1 rast në Rrogozhinë, Berat, Librazhd, Sarandë, Gramsh.


Ndajeni me miqte:

Postimet e fundit

“Do kthehemi sërish!” – Saranda rrëmben zemrat e turistëve nga e gjithë bota
Pas protestës së familjarëve, reagon Prokuroria: Ne i kishim kryer veprimet hetimore
ELAR Hotel në Sarandë kërkon Kuzhinier/e dhe Sanitare
Pulbardha Bay në Ksamil kërkon Zgarist dhe Tiganist. Ofrohet akomodim
Pas denoncimit në Saranda Web, trupi i Isa Rexhepaj niset me ambulancë për autopsi
Vazhdon kriza në Qafë Botë, Vasil Llajo: Jam në komunikim të përditshëm, dogana greke do shtojë staf

Saranda Web Apartments and Hotels

©SARANDAWEB - 2024 • Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i përmbajtjes së kësaj faqeje.